Rihanna "shijon" pushimet në vendlindjen e saj në Barbados

Krijuesja e hiteve si 'Diamonds', 'Man Down', 'Stay', 'What Now' e shumë të tjera Rihanna dallohet shpesh për postimet e shumta në profilin e saj të rrjetit social Instagram. Pak ditë më parë pasi ajo publikoi një fotografi me bikini u bë me dije se këngëtarja do të kalonte këtë periudhë festive në vendlindjen e saj në Barbados përkrahë familjes.Por këtë herë ndryshe nga herët e tjera, janë postuar disa fotografi të tjera të 25 vjecares nga mediat amerikane. Fotografë të ndryshëm sapo mësuan se ku do të qëndronte Rihanna rendën menjëherë pas saj për të parë më nga afër se cfarë po bënte këngëtarja dhe për të shkrepur sa më shumë fotografi.Mesa duket këngëtarja po ja kalonte në mënyrën më të mirë të mundshme. Rihanna u pa të shkëlqente e veshur me një xhaketë xhins, bikini dhe syze ngjyrë bojqielli si dhe atlete convers ngjyrë te bardha. Bukuroshja nga Barbados kishte vendosur që t`i fshihte sytë pas një palë syze dielli , si dhe kishtë vënë disa nga varëset e saj të arta. Një pjesë të mirë të kohës Rihanna ishte e shoqëruar nga truproja e saj, i cili u fotografua të mbante disa nga aksesorët e saj teksa ish e dahsura e Chris Brown bënte shëtitje në një vërkë së bashku me miqtë e saj.Një vëmendje të vecantë ajo i ka kushtuar dhe familjes së saj. Rihanna ka pozuar së bashku me vëllain e saj më të vogël të quajtur Rajad, ku shfaqeshin të buzëqeshur në një foto bardh e zi. Me anë të një postimi në profilin e saj të rrjetit social twitter, krijuesja e hitit 'Whats My Name' zbuloi se cila ishte dhurata më e bukur për Krishlindje. Rihanna shkroi: "Sapo mora një dhuratë të mrekullueshme , biblëne gjyshes time të ndjerë Dolly si dhe disa shënime që ajo kishte lënë për disa paragrafë të ndryshëm, kjo është dhurata më e bukur." Dolly u nda nga jeta në muajin qershor të vitit 2012, dhe i shkaktoi këngëtares një vuajtje të madhe. [gallery link="file" columns="9" orderby="title"]