Simon Cowell përgatitet për tu bërë baba

Ai është një ndër personat më të famshëm dhe të njohur të botës së showbizzit i cili është bërë i njohur nga konkursi i zërave më të mirë X-Factor. Simon Cowell i cili do të bëhet baba për herë të parë në moshën 54 vjecare me të dashurën e tijë bukuroshe Lauren Silverman, së fudmi është shfaqur në Barbados ku do të kalojë këtë periudhë festive vetëm për vetëm me nënën e femijës që pritet të vijë në jetë.Sigurisht që pushimet e Simon fotografët nuk mund t`i humbnin për këtë arsye e kanë ndjekur dhe fotografuar shpesh herë. Ai u pa të kalonte një pjesë të mirë të kohës duke bërë shëtitje në bregdet së bashku me Lauren. Në një fotografi të shkrepur shfaqet Simon i cili ka pozuar me një foshnje. Ai nisi të luante për pak kohë dhe mesa dukej kishte nisur të praktikonte rolin e tij si baba.Për këtë të fundit ai ka dhënë intervista nga më të ndryshmet ku është shprehur se është një rol shumë i vështirë për të madje shpesh herë e ka cilësuar edhe si të mërzitshëm. Sic dihet Simon është kritikuar jo pak herë për konsumin e duhanit në prani të të dashurës së tij shtatëzan për këtë arsyje ai ka nisur të konsumojë vetëm, cigare elektronike. Simon është shprehur :"Të jesh një prind do të thohtë të mos bësh shumë gjëra. Unë jam detyruar të nis konsumin e cigares elektronike dhe i kam ndaluar vetes alkolin. Por e kam gjetur nje zgjidhje në momentin që im bir do të lind , do të kem një dhomë në shtëpinë time vetëm për të konsumuar duhan." Përsa i përketë të dashurës së tij Lauren , Simon ka pohuar se ajo është një ndihmë e madhe për të edhe përsa i përketë jetës së tij profesionale. Anëtari i jusrisë së X-Factor shtoi :"Laura eshtë nje ndihmë e madhe për mua dhe punën time. Ajo interesohet për punën time dhe shpesh na ndodh që të diskutojmë ide të saj, një pjesë e mirë e të cilave kanë rezultuar të suksesshme."[gallery link="file" columns="9" orderby="title"]