Turqi, djemtë e ministrave dhe 14 të tjerë në burg
Policia turke ka arrestuar 16 persona, përfshirë edhe djemtë e dy Ministrave të kabinetit, dhe menaxherin kryesor të Halkbank, gjatë një super hetimi për korrupsionin.Televizioni CNN turk dhe mediat tjera raportuan për arrestimin e sotëm, përderisa qeveria vazhdon të ngjyrosë këtë hetim si të motivuar politikisht, që ka për synim diskreditimin e ekzekutivit në sytë e opinionit, para zgjedhjeve të ardhshme lokale dhe presidenciale.Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan është kundërpërgjigjur duke larguar krerët e njësive të ndryshme policore nga postet e tyre, përfshirë 14 prej tyre të premten.Erdogan ka larguar të enjten po ashtu nga puna edhe komisionerin e policisë në Istambull.Hetimet po zhvillohen nën dyshimet për mitdhënie dhe mashtrim në lidhje me pagesat e Turqisë për resurset energjetike të Iranit, të cilat besohet se janë konvertuar nga para të gatshme në ari.Dërgesa e arit besohet se i është dorëzuar Teheranit përmes Dubait, përkundër sanksioneve ndërkombëtare që ka Irani për import-eksport të metaleve të çmuara.