Paris Hilton : "Unë udhëtoj vërtet shumë!"

Ajo është një ndër femrat më të njohura dhe të bukura të botës së showbizit e cila për vite me radhë ka arritur të kryesojë shumë kolege të saj. Bëhet fjalë për Paris Hilton e cila gjatë javës së kaluar u përmend sepse ngatërroi të ndjerin nelson Mandela i cili u nda nga jeta në moshën 95 vjecare me Martin Luther King. Së fundmi ajo ka postuar një sërë fotografish në profilin e saj të rrjetiti social twitter ku numëron me miliona ndjekës dhe mbështetës. Në fotografinë e parë 32 vjecarja shfaqet e ulur në avionin e saj privat e veshur tërësisht sportive , me nje kapele dhe syze dielli. Mbi këtë foto gjendej dhe nje mbishkrim ku thuhej :" Unë udhëtoj vërtetë shumë. " Më pas këngëtarja dhe aktorja postoi nje tjetër ku shfaqej jashtë avionit disa million dollarësh duke bërë shenjën e paqes.Një natë përpara se ajo të nisej nga Majami për në vendbanimin e saj në Los Angelos , bukuroshja shkrepi dhe nje fotografi së bashku me motrën e quajtur Nicky dhe nje miken e tyre. Nuk mund të lihen pa përmendur dhe mosmarrëveshjet që ajo ka patur për vite me radhë me Lindsay Lohan.Vëllai i Paris, Barron ësshtë sulmuar disa ditë më parë dhe mendohet se gjithcka e ka organizuar Lindsay. Kjo gjë ende nuk dihet me saktësi por pasi Paris ka postuar fotografinë ku 24 vjecari dukej se kishte plagë të rënda në fytyrë shkroi :"Ata që e bënë këtë veprim do ta paguajnë shumë shtrenjtë . Askush nuk ngatërrohet me familjen time." Sic dihet Paris dhe Barron gjthnje kane ndare nje lidhje te ngushte , dhe kane pohuar se janë shumë të lidhur me njëri tjetrin.[gallery link="file" order="DESC" columns="9" orderby="rand"]