Pink gjen kohën dhe për gocën e saj dhe për të dhën koncert

Pink është një ndër Këngëtaret më të njohura por edhe më të angazhuara sidomos kohët e fundit me turin e saj të koncerteve në amerikën veriore. Por fakti se i duhet të udhëtojë shumë, të mbajë koncerte në vende të ndyshme, të takojë fansat por edhe të përballet me kritikat e tyre nuk e ka mbajtur krijuesen e hitit `Fun House` të qëndrojë larg familjes. Së fundmi ajo është parë së bashku me bashkëshortin 38 vjecar Carey Hart dhe vajzën e tyre të vogël 2 vjecaren Willow.Pink u pa kryeisht me veshje që i përkasin stilit të saj ndërsa bashkëshorti nuk humbi rastin që të tregonte trupin e tij të mbuluar nga tatuazhet. Dhe jo pak herë cifti kanë vërtetuar se janë të aftë të ndajnë përgjegjësitë e tyre. Gjatë gjithë rrugës Pink mbante në krahë vajzën e saj të vogël pas së cilës është shumë e dhënë ndërsa Carey ishte i rënduar me dy canta që mbante pas shpine dhe 2 kafe.Përsa i përketë karrierës artistike dhe jetës së saj profesionale këngëtarja 34 vjecare është nderuar me cmimin femra e vitit dhe ditën e nesërme do të paraqitet në evenimentin që do të zhvillohet në New York. Ajo gjtihashtu ka pozuar edhe për revistën e famshme Billboard shumë e buzëqeshur. Menjëherë pas këtij lajmi bashkëshorti i krijueses së hitit `Just Give me a reason` postoi një status në profiling e tij në twitter ku shkroi : "Nuk mund të isha më krenar se kaq për bashkëshorten time. Ajo ka punuar për 14 vite dhe më në fund mori shpërblimin që meritonte . E dashur jam shumë krenar për ty." : përfundoi ai.[gallery link="file" order="DESC" columns="9" orderby="rand"]