Demi Lavato: "Nuk qëndroja dot as 30 minuta pa kokainë"

Tashmë që ka kaluar kohë që nga viti 2010 ku Demi Lavato u përmend për problemet e saj me lëndët narkotike dhe alkolin, aktorja dhe ylli i Disneyt është ndjerë gati që të jap një intervistë përkrahë nënës së saj Dianne ku të shpjegojë gjithcka që ka ndodhur gjatë asaj periudhe të vështirë të jetës së saj. Problemet e vazhdueshme të Demit ishin ato që shkaktuan edhe fundin e romances së saj me ish anëtarin e grupit Jonas Brothers Joe. Së fundmi ajo ëhstë shprehur se ajo ishte bërë e varur nga lëndët narkotike dhe nuk mund të qëndronte gjatë pa i konsumuar ato . Demi tha :" Ajo ka qenë një ndër periudhat më të vështira që më është dashur të kaloja. Unë nuk mund të qëndroja më shumë se gjysmë ore pa përdorur kokainë. Ishte dicka e frikshme por për mua ishte vërtetë e pamundur. Kam qenë shumë e varur edhe nga alkoli, më ndodhte shpesh që të isha në prani të disa personave që nuk duhej të pija, dhe kam bashkuar pije të ndryshme me alkolin. Kam rrezikuar shumë." Kur u pyet se si arriti t`ja dilte që familja e saj të mos ishte e informuar për gjithcka qe po ndodhte me jetëne saj , krijuesja e hitit tha se i kishte manipuluar të gjithë. "Unë jam shumë e zonja kur bëhet fjalë për të manipuluar njerëzit , sidomos nënën time. Sa herë që ajo më pyeste unë ja mohoja. " : Tha këngëtarja. Ndërsa nëna e 21 vjecares e cila ndodhej pranë saj rrëfeu :"isha koshuiente që dicka qe nuk po shkonte me vajzën time. E pyesja dhe ajo më thoshte gjithnjë se nuk ishte e vërtetë , gjithcka po shkonte sic duhej dhe nuk kishte asgjë për tu shqetësuar. Por në momentin kur neje prind ka një dyshim që e shqetëson dhe fëmija e bind per të kundertën zgjidhja më e mrië është që ta besosh. Edhe unë këtë bëra, qëndrova e qetë për një kohë të gjatë duke besuar time bijë. "[gallery link="file" order="DESC" columns="9" orderby="rand"]