Nëna i shkruan letër bebes 15-muajshe
Nëna, fëmija i së cilës ishte marrë nga punonjësit socialë pas një shtatzënie të detyruar, i ka shkruar një letër prekëse “princeshës së saj të vogël”, duke i premtuar se nuk do ta harrojë kurrë. Alessandra Pacchieri i është lutur tabloidit “The Daily Mail “ natën e kaluar që t’ia japin letrën vajzës së saj 15 muajshe që tani ndodhet nën përkujdesjen e shërbimit social të qytetit Essex, të cilët e kanë vënë atë në radhë për të gjetur prindër që do ta adoptojnë pa pëlqimin e së ëmës së foshnjës.
”Dua t’i tregoj vajzës sime se sa shumë e dua. Nuk më lejojnë të flas me të apo ta shoh, e nëse ajo është adoptuar tashmë kjo letër mund të jetë gjëja e fundit me të cilën mund të komunikoj me të”, tha nëna 35 vjeçare që jeton në Siena të Italisë.
Duke përdorur një anglishte të përkryer dhe duke vizatuar zemra, në letër ajo i thotë vajzës: ”Më mungon shumë”. “I lutem zotit çdo ditë që të mbrojë” , dhe shpreh shpresën që një ditë të ribashkohet me të. Letra vazhdon: “Të lutem mos harro që të dua shumë dhe unë doja që t’i të ishte afër meje”.Nëna 35-vjeçare e cila ka dy motra të tjera është në një konflikt ndërkombëtar për të fituar çështjen e saj kundër vendimit sekret të një familje angleze që e kanë shtyrë atë që të lindë në mënyrë cezariane në një spital më 24 gusht vitin e kaluar para se fëmija i saj të largohej për t’u adoptuar nga punëtorët socialë.Ajo ishte shtatë muajshe shtatzënë dhe po mbante një kurs në aeroportin e Stanstedit për t’u bërë shoqëruese e klientëve por kur ajo pati një panik e thirri policinë për ndihmë. Ajo vendosi që të mos i përdorte barnat kundër çrregullimit bipolar, sëmundje kjo me të cilën ajo jetonte, nëse e dëmtonin foshnjën. Policët e patën dërguar në spital ku ishte nën përkujdesjen e shëndetit mendor dhe më vonë ajo ishte detyruar që të lindte me prerje cezariane duke përdorur mjet anestezik për të mos i lënë mundësi asaj që të refuzojë.Ajo i tregoi tabloidit se ajo ishte shtyrë për të ecur përpara dhe e kishin gjuajtur në shtrat pastaj ia kishin vënë maskën në fytyrë. Kur ajo ishte zgjuar foshnja tashmë kishte lindur. Ajo thekson se e ka parë foshnjën e saj vetëm dhjetë herë. Hera e fundit kur e kishte parë kishte qenë në maj të këtij viti kur i ishte kërkuar nga punëtorët socialë që t’i jepte lamtumirën foshnjës së saj. Fëmija ishte prezantuar me prindërit e ri në tetor dhe që nga ajo kohë çifti në fjalë po përgatisin dokumentet për birësim.Nëna ka treguar se ajo i kishte dërguar edhe më herët letra foshnjës por frikësohej se ato nuk i janë lexuar të bijës nga punonjësit socialë. Babai i 35-vjeçares tha se vajza e tij paraqet “rrezik” për foshnjën sepse ajo shpesh refuzon t’i marrë medikamentet.