Anija kozmike kineze pritet të zbarkojë në Hënë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2013, 12:28
Kina po përpiqet të zbarkojë në Hënë një anije që transporton sondë robotike.Anija Chang’e 3, e quajtur sipas një perëndeshe mitike kineze, pritet të prekë sipërfaqen e Hënës në orën 12:40, sipas kohës në Evropën Qendrore.Nëse ia del me sukses, Kina do të bëhet vendi i tretë që bën ulje në Hënë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.Misioni i anijes Cgang’e ka nisur nga Toka më 2 dhjetor.