Kerry Katona jep intervistë për revistën OK!
Jo shumë kohë më parë dëgjuam për Kerry Katona e cila bëri publik menjëherë lajmin se ishte duke pritur fëmiejen e saj të pestë, por të parin me të fejuarin momental George Kay. Cifti i cili janë fejuar kohë më parë , kanë pozuar për revistën e njohur OK! , dhe jo vetëm kaq. Në fotografinë e kopertinës ata paraqiten si një familje e madhe, sepse janë të shoqëruar edhe nga 4 fëmijët që Kary ka nga martesat e saj të mëparshme. Ata shfaqen në shtëpinë ku George po jeton së bashku me të fejuarën e tij dhe prapa tyre gjendet një pemë krishtlindjesh shumë e madhe. Sic edhe vetë ata kanë shpjeguar këtë vit do ta kalojnë periudhën festive përkrahë 12 vjecares Molly dhe 10 vjecares Lilly Sue , vajzat e saj së bashku me ish bashkëshortin Brian McFaden, si dhe me 6 vjecaren Heidi dhe 5 vjecarin Max fëmijët e Kerryt me ish bashkëshortin e saj të dytë Mark Croft. Cifti gjithashtu kanë shpjeguar se janë duke planifikuar dasmën e tyre dhe dëshirojnë që te jetë madheshtore.Ajo tha :"Jemi duke menduar që dasmën ta zhvillojmë muajin gusht te vitit të ardhshëm dhe miku ynë David Gest të jetë ai që do te na martojë. Një tjetër i ftuar do të jetë dhe Kevin Simm . Ai ka një zë të mrekullueshëm dhe duam që të këndojë për ne. " Ajo gjithashtu pranoi se ëhstë duke menduar të nis një tjetër reality show , i cili do të jetë akoma dhe më i suksesshëm se ai paraardhësi.