Më në fund del nga shtrati
Turneu "777" ka lënë pasoja të mëdha lodhjeje tek këngëtarja Rihanna. Pas përfunditmit të turneut ,asaj i është dashur të performojë në, "X Factor" në Angli dhe e tërë kjo ngarkesë e ka bërë atë që të sëmuret.Rihanna-s i është dashur të qëndrojë disa ditë në regjim shtrati në një hotel luksoz në Londër. Por, tani si duket, ajo e ka marrë veten dhe këngëtarja është fotografuar duke lënë hotelin ku kishte qëndruar për disa ditë rresht.Pa dyshim që lodhja ka qenë evidente në fytyrën e saj dhe ajo është parë duke ngrënë portokall në mënyrë që të fitojë vitamina.Megjithatë, lodhja e këngëtares nuk ka mbetur pa u shpërblyer. Albumi i saj më i ri , "Unapologetic" ka siguruar vendin e parë në toplistat amerikane duke u bërë albumi i saj i parë që zë pozitën numër një atje.