U përfol shumë, në fund u publikua
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2012, 13:11
Kënga e cila është përmendur kaq shumë nga vetë protagonistët e saj tani u publikua. Po flasim për këngën "Scream and Shout" nga Will.i.am dhe Britney Spears.Kënga u publikua me klip mbrëmë gjatë episodit të "X Factor". Në këtë video Britney duket si një femër seksi dhe e kohës së ardhshme.Will ka të vendosur shumë aksesorë të arit, bashkë me një kapelë ku shkruhet "King" në kokën e tij, e gjithashtu nga ari është edhe një top i diskos. Në fakt është kënga e tij, por sytë e të gjithëve janë tek Britney.