Rita feston bashkë me shqiptarët
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora u ngjit në skenën e sheshit "Nënë Tereza" duke realizuar në natën e madhe të 100 vjetorit të pavarësisë ëndrrën e mijërave fansave shqiptar .Me një skenografi krejt të vecantë, me drita dhe më pas me fishekzjarre këngëtarja Rita Ora ka kënduar live disa nga këngët më të mira të repertorit të saj në sheshin"Nënë Tereza" ,duke elektrizuar skenën dhe të pranishmit .Megjithë shiun e dendur dhe motin jo favorizues Rita Ora ka sfiduar kushtet e kohës dhe ka dalë për disa minuta në rreshtat e para të qytetarëve që e ndiqnin live. Një tjetër surprizë ka qenë edhe kryqëzimi i duarve në formën e shqiponjës dhe madje ka folur disa herë në shqip.Sheshi "Nënë Tereza" është mbajtur ndezur deri në orët e para të mëngjesit nga performance e emrave më të shquar shqiptar.Gjithashtu më herët në një atmosfere me të vërtetë festive është mbajtur koncerti jubilar "Rrugëtimi i Kombit" në Pallatin e Kongreseve, ku interpretuan për rreth dy orë artistët më në zë shqiptarë, të famshëm edhe në skenat botërore.Nën magjinë e skenografisë kuq e zi,ku në qëndër valvitej flamuri shqiptar, u interpretua i pari Himni Kombëtar. Më pas vijuan këngë të tjera patriotike, nën dirigjimin orkestral të 100 instrumentistëve nga Zhani Ciko.Orkestra me 100 instrumentistë dhe 100 koristët interpretuan më pas këngë të njohura patriotike. Përmes zërave të mrekullueshëm si sopranoja Inva Mula, tenori Saimir Pirgu, Gëzim Myshketa, publiku shqiptar ka patur mundësinë të dëgjojë një repertor të zgjedhur të ajkës së krijmtarisë lirike shqiptare.