Shakira, familje të lumtur me Pique dhe djalin

Këngëtarja Shakira tashmë ndihet e plotësuar dhe e lumtur dhe këtë gjë nuk ngurron ta tregojë në fotografitë që poston në profilet e saj online.Së fundmi këngëtarja kolumbiane ka postuar një portret familjar teksa shfaqet e buzëqeshur me të dashurin, futbollistin Gerard Pique dhe të voglin e tyre, Milan, i cili duket më i rritur. Pavarësisht axhendës së ngjeshur Pique dhe Shakira mundohen dhe gjejnë kohë për të qëndruar me njeri tjetrin dhe për të shijuar frytin e dashurisë së tyre, Milan.