Miranda Kerr përdor fotoshopin për t’u dukur më e dobët

Gara për bukurinë e ka “mbërthyer’ një tjetër viktimë. Pavarësisht se Miranda Kerr është një nga modelet më të bukura dhe më të adhuruara në botë, edhe ajo nuk i reziston fotoshopit për t’u dukur më e dobët.Zbulimi është bërë nga disa forume mode të cilat, kanë krahasuar foto e saj të hedhura së fundi nga vetë Kerr gjatë shfaqjes së vitit të kaluar të Victoria’s Secret. Ajo është justifikuar, duke thënë se fotot i kishte gjetur në internet, por këta pesë shembuj tregojnë qartë se fotove i janë bërë modifikime.