Putin i telefonon Assad: Shkatërrim urgjent të armëve kimike
Rusia i kërkon Sirisë të shkatërrojë menjëherë arsenalin e saj të armëve kimike. Kjo është diskutuar në një bisedë telefonike mes presidentëve të dy shteteve Vladimir Putin dhe Bashar Al Asad. Tjetër temë ka qënë edhe dergimi i një delegacioni qeveritar sirian në bisedimet e rradhës për paqe në Gjenevë që do të mbahen më 12 dhjetor.Në bisedën telefonike zhvilluar me iniciativën e Rusisë, Putin ka vlerësuar gadishmërinë e qeverisë së Assad për të dërguar një delegacion në Gjenevë dhe bashkëpunimin e frytshëm të Damaskut në shkatërrimin e armëve kimike duke shpresuar se një frymë e tillë bashkëpunimi do të shfaqet edhe nga opozita siriane, me pjesëmarrjen e saj në bisedimet për paqe.Nga ana tjetër, Assad falenderoi udhëheqjen e shtetit rus për mbështetjen dhe ndihmën ndaj popullit sirian qeveria siriane ka shprehur gatishmëri të plotë për të marrë pjesë në bisedimet e Gjenevës, fakt që nuk është mirëpritur deri tani nga opozita.Në deklaratë theksohet gjithashtu se liderët e dy vendeve kanë shprehur interesin e përbashkët në bashkëpunimin bilateral midis tyre.Rusia dhe Irani janë aleatët që e përkrahin qeverinë siriane pasi mbështetja e qeverisë ruse ndaj Assad që prej fillimit të konfliktit më shumë se 2 vjeçar, ka shmangur sanksionet e ndërkombëtarëve ndaj Sirisë dhe ndonjë sulm ushtarak të mundshëm.