Ricky Martin do këndoj në "Brazil 2014"

Do të jetë Ricky Martin këngëtari që do të interpretojë këngën e Botërorit të vitit të ardhshëm në Brazil.Ndonëse besohej se këtë nder do ta kishte një këngëtar vendas, FIFA vendosi që të përzgjedhë spanjollin me origjinë portorikane, vendim i komunikuar të dielën.Himni i Botërorit do të jetë i destinuar të shndërrohet në një prej këngëve hit të verës së ardhshme, ashtu si “Waka-Waka” e Shakirës në vitin 2010.Kjo nuk është hera e parë që Ricky Martin do të interpretojë himnin e një Botërori, pas “La Copa de la Vida” në Francë 1998.