Rita Ora pozon me të dashurin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2013, 13:30
Këngëtarja me origjinë kosovare Rita Ora mbrëmjen e djeshme ka qenë e pranishme në eventin e ndarjes së çmimeve "2013 MTV Europe Music Awards".
Ajo ka qenë e shoqëruar nga i dashuri i saj Calvin Harris, i cili pozoi me të para fotografëve.
Në fakt Harris ka qenë i rrethuar nga femrat pasi atyre ju bashkuan dhe mikeshat Katy Perry si dhe Ellie Goulding.
Këngëtarja bukuroshe Rita Ora kishte veshur një fustan të gjatë të zi, i cili nxirrte në pah format e saj shumë të mira.

