Beckham, në kërkim të një perandorie

Nuk ka kaluar më shumë se një vit kur Victoria Beckham rrëfeu dëshirën e saj për ta zgjeruar edhe më shumë aktivitetin dhe biznesin e saj të ri në fushën e modës.“Dua qe marka ime e modës të bëhet gjithnjë edhe më e madhe, Dua të krijoj një perandori” u shpreh ajo.Dhe të premten ajo duket se ka ngjitur edhe një shkallë tjetër në drejtim të realizimit të ëndrrës së saj. Kështu Vic deklaroi se kompania e saj ka vendosur të zgjerojë aktivitetin më një tjetër degë, në një tjetër kryeqytet të rëndësishëm të modës, në New York.Sipas revistës së specializuar Vogue, Victoria ka blerë një rezidence të tërë me afro 420 m2 për të ngritur aty degën e re të markës së saj. Sipas administratorit të kompanisë Zach Duane, pas një zgjerimi tashmë 2 vjeçar, erdhi momenti që kompania të ketë një prezencë fikse në SHBA që do të mbështeste më mirë aktivitetin.