Moderatorja televizive nga Venezuela shpallet Miss Universi
Gabriela Isler, 25 vjeçare nga Venezuela, ka fituar titullin e bukuroshes në garën Miss Univers, e cila këtë vit u mbajt në Moskë të Rusisë.Ajo punon si moderatore në Televizionin e Venezuelës.Gabriela Isler është zgjedhur më e bukura mbrëmë vonë nga juria, në të cilën ishte edhe këngëtari i njohur i rok-grupit Aerosmith, Steven Tyler.Kështu, Venezuela për të tretën herë, në gjashtë vitet e fundit, e ka fituar këtë garë prestigjioze.Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, nëpërmjet rrjetit Twitter, e ka përshëndetur fitoren e 25 vjeçares si “triumf për Venezuelën”.Në garën e Miss Univers morën pjesë 86 përfaqësuese nga e gjithë bota. Manifestimi i sivjetshem për të parën herë në 61 vite, është mbajtur jashtë Shteteve të Bashkuara.Gara Miss Univers organizohet nga manjati amerikan, Donald Trump.




