Julia Roberts trondit, e zbathur në karrocë invalidi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2013, 13:45
Julia Roberts shokoi Londrën në vitin 1999 kur u shfaq në premierën e Notting Hill me qimet e sqetullave të pahequra dhe tani vjen edhe me një tjetër tronditje...
Gjatë BAFTA Britannia Awards në Los Angeles, aktorja u shfaq zbathur e ulur në një karrocë invalidi me rrota.
Edhe pse ishte e veshur me një fustan të zi elegant dhe flokët i kishte krehur më së miri, 46 vjeçarja befasoi të pranishmit kur u shfaq në podium. “Unë jam në fazën e dytë të jetës”, tha Roberts duke qeshur, teksa u ngrit befas në këmbë.
Më tej ajo thumboi aktorin George Clooney dhe u larguan të dy duke buzëqeshur.
