Mbesa fiton konkursin, gjyshja vdes nga emocionet
Një gjyshe nga Afrika e Jugut ka ndërruar jetë pasi nuk mundi të përballonte emocionin e fortë, kur mbesa e saj fitoi një shumë prej 18 mijë eurosh, në një garë vallëzimi.Producenti ekzekutiv i spektaklit “So You Think You Can Dance”, Ed Worster, tha se 72 vjeçarja, Beatrice Tshibika, nga një vend afër Kejp Taunit, vdiq teksa mbesa po kurorëzohej fituese e spektaklit, raporton AFP.“Jemi thellësisht të trishtuar për humbjen tuaj, dhe ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta” thuhet në një shkrim në Facebook drejtuar fitueses, e cila humbi gjyshen natën e fitores së madhe.Fituesja, Sibahle, 23 vjeçare, e cila kishte jetuar në kushte të vështira gjatë gjithë jetës, kishte deklaruar gjatë spektaklit, se nëse fitonte, do t’i përdorte paratë e shpërblimit për t’i ndërtuar një shtëpi familjes së saj.