Frankie shpërndan dashurinë e nënës në Instagram!
Këngëtarja britanike Frankie Sandford në datën 18 tetor njoftoi të gjithë ndjekësit e saj në rrjetin social twitter se ishte bërë nënë për herë të parë dhe shkroi :" Unë dhe i fejuari im jemi shumë të lumtur dhe krenar për djalin tonë Parker i cili erdhi në jetë mëngjesin e sotëm. Gjithçka shkon shumë mirë tani dhe në vazhdim."Menjëherë pas këtij statusi këngëtarja nisi të merrte komplimentet dhe urimet jo vetëm nga anëtaret e grupit por edhe nga të gjithë mbështetësist e saj.Dhe pak ditë më aprë ajo u fotografua duke dal shëtitje së bashku me të fejuarin e saj futbollist Wayne Brigde i cili është babai i një djali 6 vjecar nga romanca e itj e dikurshme me Vanessa Perroncel.Pavarësisht se Frankie pjesën më të madhe të kohës e kaloi duke folur në telefon dukej se njësoj si 33 vjeçari po e shijonte në maksimum shëtitjen e tyre të parë familjare. Dhe tani ajo ka treguar të gjithë dashurinë e nënës dhe familjen e bashkuar që ka krijuar me një fotografi të postuar në profilin e saj në rrjetin social Instagram.24 vjeëarja postoi një fotografi ku shfaqej së bashku me të fejuarin dhe të voglin e tyre Parker, të dy prindërit e marrosur pas tij ishin duke e puthur të voglin dhe mbi këtë foto ndodhej dhe një mbishkrim ku thuhej :"Mes nesh ka kaq shumë dashuri. "Frankie nuk ëhstë e vetmja nga anëtaret e grupit të saj e cila është bërë nënë . Une Forden është nënë e një vajze 20 muajshe të quajtur Aoife, ndërsa Rochelle Humes është nëna e Alaia-Mai e cila erdhi në jetë në muajin maj të këtij viti. Por ndryshe nga miket e saj Frankie ka vendosur të bëjë një pauzë nga karriera artistike dhe koncertet për t`ju përkushtuatr plotësisht familjes së saj.