Tina Turner heq dorë nga nënshtetësia amerikane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2013, 14:05
Tina Turner ka vendosur të heqë dorë nga shtetësia e saj amerikane. “Washington Post” raporton se ky lajm ka ardhur nga ambasada amerikane në Bern të Zvicrës.Ylli i muzikës, e cila për pak ditë mbush 74 vjeç, hoqi dorë nga skena në vitin 2009. Ajo ka pasur një martesë 14-vjeçare, jo shumë të mirë, me Ike Turner, me të cilin u divorcua në vitin 1976.Ajo jeton në Zvicër prej dy dekadash, ndërsa korrikun e kaluar u martua me të dashurin e saj 57 vjeç, producentin muzikor Erwin Bach, nga Gjermania.