Bonnie Disick ndërron jetë
Në fotografitë e shkrepura të Kourtney Kardashian dhe Scott Disick gjatë kësaj jave ajo e cila është vënë re në mënyrë të menjëhershme ka qenë mimika e Scott ku shfaqej dukshëm një trishtim por arsyjet se përse ishin të pazbuluara deri tani. Shkaku përse i dashuri shumëvjeçar i Kourtney ndodhej në atë gjendje ishte një faktkeqësi e dnodhur në familjen Disick, Ndarja nga jeta e Bonnie nënës së tij. Ajo i përkiste moshës 63 vjecare dhe mesa bëhët me dije u nda nga jeta në datën 28 tetor. Burimi konfirmoi për RadarOnline : "Po është e vërtetë nëna e Scott është ndarë nga jeta dhe të gjithë janë duke e vuajtur këtë faktkeqësi." Bonnie kishte shumë kohë që vuante nga një sëmundje por sipas burimit kjo ishte dicka e cila nuk pritej të ndodhte . Kourtney së bashku em Scott shkuan në mënyrë të menjëhershme në Long Island ku u bë dhe përshëndetja përfundimtare me të ndjerën.Pavarësisht se ai nuk ka dashur dhe ende vazhdon të refuzojë të jap intervista mendohet se shumë shpejt ky lajm do të konfirmohet dhe nga vetë babai i Maison dhe Penelope , fëmijët e tij dhe të dashurës së tij. Megjithatë ajo që është e sigurtë është mbështetja maksimale që Kourtney është duke i ofruar. Në fotografitë e shkrepura pavarësisht fytyrës së trishtuar të tij, ylli i Keeping Up With Kardashians i ka qëndruar pranë duke i shtrënguar dorën. Bonnie ishte vërtetë e lidhur me Kourtneyn saqë në vitin 2012, ajo nuk ngurroi ta ftonte të merrte pjesë në një seri të Show-t të njohur ndryshe dhe si `The Kardashians`.