Egjipti heq gjendjen e emergjencës dhe shtetrrethimit

Hiqet gjendja e emergjencës dhe shtetrrethimit në Egjipt. Lajmin e ka konfirmuar për rrjetin britanik “BBC”, një këshilltar i kryeministrit të vendit.Gjendja e emergjencës dhe e shtetrrethimit gjatë orëve të natës u prezantua më 14 gusht pasi forcat e sigurisë penguan protestat në mbështetje të presidentit të rrezuar nga pushteti, Morsi.Këto masa ishin parashikuar që të zgjasnin një muaj, por qeveria i zgjati ato edhe për dy muaj të tjerë. Shume njerëz kishin fajësuar gjendjen e shtetrrethimit për dobësimin e bizneseve në Kajro, në një kohë kur qeveria po përpiqet të krijojë vende pune dhe të rigjallërojë ekonominë. Masat u morën pasi qindra njerëz humbën jetën gjatë protestave në mbështetje të Morsit.