Programi bërthamor, SHBA pret “hapin e parë” nga Irani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2013, 22:43
Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan që Irani të pajtohet për një “hap të parë”, i cili ndalon përparimin e mëtejshëm të programit bërthamor të këtij vendi, ka thënë të mërkuren një zyrtar i lartë amerikan.Zyrtari ka folur pak para nisjes së bisedimeve dy ditore mes të Iranit dhe gjashtëshes ndërkombëtare, që mbahet në Gjenevë, rreth programit kontravers iranian, raporton Reuters.“Ajo çfarë ne presim, është një hap i parë, një mirëkuptim fillestar, i cili e ndalon avancimin e mëtejshëm të programit bërthamor iranian”, ka thënë zyrtari.