“Veshi i madh” i SHBA ka përgjuar celularin e Merkel? Kancelarja i kërkon llogari Obamës

Skandali i përgjimeve amerikane po merr permasa te tjera duke nxitur tensione mes shteteve me te fuqishme te botes. Pas lajmeve për përgjimet në Francë apo Meksikë, tani ka dyshime se telefoni celular i kancelares gjermane Angela Merkel mund të jetë përgjuar. Ka qënë zëdhënësi i Kancelares Gjermane që ka bërë të ditur se Merkel i ka telefonuar presidentit Obama për t'i kërkuar sqarime, e madje i ka deklaruar se, "nëse kjo rezulton e vërtetë, do të ishte e papranueshme".Në lidhje me këtë akuzë ka reaguar zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney."Nuk e di hollësitë e bisedësmës Presidentit Obama dhe Kancelares gjermane Merkel, por Shtetet e Bashkuara nuk e kanë monitoruar kurrë celularin e saj. Jemi të angazhuar të mbledhim informacione të fshehta duke u përpjekur të gjejmë një balancë mes sigurisë dhe moshkeljes së privatësisë", ka deklaruar zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.Ndërkaq në këtë situatë tensioni të krijuar, Parlamenti Europian ka miratuar një rezolutë jodetyruese, përmes së cilës kërkohet pezullimi i marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara mbi programin e hetimit të financave të të dyshuarve për terrorizëm. Rezoluta ka marrë 280 vota pro, 254 kundër dhe 30 abstenime.Në dokument nxiten hetimi i qëndrës së krimit kibernetik pranë Europolit. Hetim të Komitetit të Lirive Civile mbi përgjimin masiv të qytetarëve të Bashkimit Europian, verifikim i plotë teknik i pretendimeve se autoritetet amerikane kanë pasur qasje të paautorizuar në bazat e të dhënave. Pavarësisht rezolutës Parlamenti Europian nuk ka fuqi zyrtare për pezullimin e një pakti ndërkombëtar.