Venezuela dëbon 3 diplomatë amerikanë
Venezuela ka njoftuar se do të dëbojë tre diplomatë amerikanë, të cilët i akuzon për komplot me qëllim sabotimin e ekonomisë së vendit.Presidenti Nicolas Maduro deklaroi se diplomatët kanë 48 orë për të lënë vendin, duke thënë: “Yankees, shkoni në shtëpi”.Maduro pretendon se ka prova se treshja ka marrë pjesë në një plan sabotazhi të organizuar në shtator duke korruptuar disa kompani venezueliane për të reduktuar prodhimin e tyre.Ai e bëri njoftimin e tiji gjatë një ceremonie zyrtare në qytetin Santa Ana. “Jashtë Venezuelës! Yankees, shkoni në shtëpi! Boll keni abuzuar me dinjitetin e një vendi paqedashës”, tha Maduro.Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Venezuela kanë mbetur pa ambasadorët përkatës në kryeqytetet e dy vendeve që prej vitit 2010, kur president i vendit latin ishte Hugo Chavez.Diplomatët e përjashtuar janë identifikuar me emrat Kelly Keiderling, i ngarkuar me punë dhe diplomati më i vjetër amerikan në Karakas; Elizabeth Hunderland dhe David Mutt.Venezuela po përballet me një rënie të rezervave të mallrave të ndryshme, përfshirë letrën higjenike, sheqerin dhe miellin. Opozita fajëson për këtë situatë politikat e krahut të majtë të zotit Maduro dhe retorikën e tij për krizat.