OKB, kërkon përmirësimin e situatës humanitare në Siri
Pas miratimit të rezolutës për eliminimin e stoqeve të armëve kimike të Sirisë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së tani është duke punuar në përmirësimin e qasjes së ndihmave humanitare në këtë vend të shkatërruar nga lufta.Anëtarët e Këshillit të Sigurimit, Australia dhe Luksemburgu javët e fundit kanë punuar në një dokument lidhur me çështjet humanitare në Siri. Ambasadori Australian Gary Quinlan, i cili ishte president i Këshillit për muajin shtator, tha se dokumenti ka qarkulluar në duart e anëtarëve të shtunën, dhe ata shpresojnë të bien dakord për një deklaratë presidenciale të mërkurën ose të enjten.Të premten, Këshilli i Sigurimit i OKB-së i më në fund arriti të tejkaloj ngërçin mbi dy vjeçar në lidhje me çështjen e Sirisë duke miratuar njëzëri një rezolutë e cila i kërkon qeverisë siriane të eliminojë arsenalin e armëve të saj kimike nga mesi i vitit të ardhshëm.Në përpjekjet humanitare, deklarata që është duke u negociuar kërkon që t’i bëhet thirrje autoriteteve siriane që të përshpejtonë qasjen e sigurt dhe të papenguar të ndihmave humanitare për njerëzit në nevojë, duke përfshirë lëvizjen në mes të vijave të konfliktit dhe, kur është e nevojshme, edhe në mes të kufijve me vendet fqinje.Qeveria siriane ka autorizuar operimin e vetëm 12 grupeve të ndihmave ndërkombëtare brenda vendit. OKB-ja thotë se shumë qytetet janë të bllokuara nga luftimet. Dhjetra postblloqe bllokojnë rrugët kryesore në mes të qyteteve, duke penguar shpërndarjen e ndihmave për miliona njerëz në nevojë urgjente.OKB-ja tha se se një ekip i armëve kimike sot do të mbërrijë në Siri për të filluar procesin e inspektimit.