Modelja e shpërfytyruar me acid, është shtatzënë
Shtatzania bën që ti rikthehet buzëqeshja Katie Piper, modeles dhe prezantueses angleze, e cila 5 vite më parë u shpërfytyrua me acid nga ish i fejuari, Daniel Lynch.
Gruaja e cila që nga dita e incidentit iu desh të përballej me një sërë ndërhyrjesh kirurgjikale të dhimbshme, tashmë sheh teksa i realizohet ëndrra e një jete.“Gjithnjë kam pasur dëshirë të madhe për të pasur një fëmijë, por pas gjithë asaj që ndodhi nuk besoja se do ishte më e mundur”, shprehet Piper.Jeta e prezantueses nisi të ndjejë disa grimca lumturie dy vite më parë, kur u njoh me të dashurin që ka aktualisht, i cili është edhe babai i fëmijës që ajo mban në bark.
Vetëm një muaj larg ditëlindjes së saj të 30-të, Katie mund ta shohë pozitivisht këtë përvjetor pasi shprehet, “Nuk mund ta besoj, dua të hipi në çatitë e shtëpive dhe të bërtas me të madhe se jam shtatzënë”.Ndërkohë fansat e modeles nuk e kanë përmbajtur gëzimin, duke shprehur në rrjetet sociale urimet për të