Breaking Bad, Modern Family, fituesit kryesor të "Emmy Awards"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2013, 08:53
“Breaking Bad” është shpallur seriali më i mirë i zhanrit dramë duke fituar çmimin kryesor Emmy Awards.
Çmimin për komedinë më të mirë e ka fituar seriali i televizionit ABC, “Modern Family”, në të cilin bëhet fjalë për një familje të shthurur. Është hera e katërt radhazi që “Modern Family” fiton çmimin si komedia më e mirë.
Çmimet kryesore të industrisë televizive kanë nderuar disa prej serialeve të vjetra por edhe disa të reja, ndërsa po diskutohet për transformimin e ofertave të prodhimeve të sotme në televizion që çdo herë e më shumë po bëhen përmes internetit.“House of Cards”, seriali i faqes së internetit, Netflix ka fituar çmimin për regjinë më të mirë, por ka dështuar që të sigurojë çmimet për dramën më të mirë dhe në kategorinë e aktorëve më të mirë.Jeff Daniels, ka fituar çmimin për aktorin më të mirë në serialet e zhanrit dramë, për rolin në “The Newsroom”, ndërsa Claire Danes, për të dytin vit me radhë, ka fituar çmimin e aktores më të mirë për rolin në “Homeland”, në të njëjtën zhanër të serialeve.
Gjatë ceremonisë së çmimeve Emmy, fitoi edhe Michael Douglas në kategorinë e miniserive/filmave për rolin në filmin “Liberace – Behind te Candelabra”.
Aktori më i mirë në komedi u shpall, Jim Parsons për rolin në serialin e sukseshëm, “The Big Bang Theory”, ndërsa Julia Louis-Dreyfus fitoi çmimin si aktorja më e mirë në të njëjtin zhanër, për rolin në serialin “Veep”.