BE-SHBA, takim transatlantik në Vilna për Sirinë

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian po konsultohen këtë të shtunë në kryeqytetin lituanez, Vilna me ministrin e Jashtëm amerikan, John Kerry mbi konfliktin në Siri. Sipas të dhënave të qarqeve diplomatike ministrat e 28 vendeve anëtare kërkojnë nga Shtetet e Bashkuara që të presin raportin e inspektorëve të armëve kimike të dërguar ditët e fundit nga Kombet e Bashkuara në Siri.Vetëm pas kësaj mund të merret vendimi përfundimtar për një goditje ushtarake kundër regjimit të Asadit. Shumica e shteteve anëtare të BE-së i qëndron skeptike një ndërhyrjeje ushtarake. Në samitin e G20-s në Shën Petersburg, krerët e shteteve dhe qeverive të 20 vendeve më të industrializuara të botës dhe atyre në ekspansion nuk ia dolën që të gjejnë një pozicion të përbashkët.Kerry synon të informojë europianët se cilat janë hapat që planifikon qeveria amerikane në ditët e ardhshme. Agjencia e lajmeve AFP citon një përfaqësues të ministrisë së Jashtme amerikane me fjalët: "Ne duam të flasim me ta, se si mund të ndihmojnë për të krijuar një konsesus sa më të gjerë ndërkombëtar."Ministri i Jashtëm austriak, Miachel Spindelegger paralajmëroi para takimit nga një goditje ushtarake. "Çdo përdorim i armëve kimike është një shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare dhe një krim kundër njerëzimit. Ne kemi nevojë për një sinjal të qartë. Por qëllimi nuk justifikon mjetet."Të premten presidenti francez, Francois Hollande u shpreh pas përfundimit të samitit të G20-s në Shën Petersburg se edhe ai para veprimeve ushtarake synon të presë rezultatet e raportit të inspektorëve të OKB-së. SHBA dhe Franca kishin nrënë në ujdi më parë për të ndëshkuar ushtarakish regjimin e Asadit për përdorimin e armëve kimike në sulmin e 21 gushtit, ku mbetën të vrarë qindra vetë.11 shtete të G20-s nënshkruan një deklaratë, në të cilën kërkohen reagime të vendosura ndërkombëtare kundrejt regjimit Bashar al-Asadit. Gjermania është i vetmi vend europian i G20-s, e cila nuk e nënshkroi këtë marrëveshje. Në një prononcim të kancelares gjermane Angela Merkel thuhet se në ujdi edhe më presidentin e Këshillit të BE-së, Hermann van Rompuy, kancelarja Merkel ka hequr dorë nga një pozicionim fiks paraprak.