Komuniteti gay në Rusi takon Obamën, ankohet për trajtimin e Moskës

Presidenti amerikan, Barack Obama, u that ë premten aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe atyre të komunitetit LGBT se është “krenar për punën e tyre”. Takimi me nëntë aktivistë në Shën Petersburg, u bë pas përfundimit të samitit dyditor të G20.Obama tha se “pjesë e qeverisjes së mirë është që të jemi të sigurt se ne po krijojmë hapësirë për shoqërinë civile të funksionojë”.Ky takim u mbajt në periudhën e kritikave ndërkombëtare në adresë të një legjislacioni aktual rus, me të cilin ndalohet “propaganda” homoseksuale, që thuhet se u është drejtuar fëmijëve.Më herët gjatë ditës, rreth 20 aktivistë të komunitetit LGBT protestuan në Shën Petersburg, duke mbajtur mbishkrime “Homoseksualizmi është OK” dhe “Stop homofobisë në Rusi”.Një grup më i madh i aktivistëve ortodoksë e shkatërroi protestën e aktivistëve LGBT, duke i gjuajtur ata me gurë.Homoseksualiteti është depenalizuar në Rusi në vitin 2003, por mbetet i stigmatizuar, pasi në këtë vend Kisha Ortodokse Ruse ende ka ndikim të konsiderueshëm.