Përkujtohet Giuseppe Ungaretti, mjeshtri i vargut modern italian

Poezia italiane humbi 56 vjet më parë një prej emrave të saj më të shquar. Giuseppe Ungaretti, poet, kritik dhe përfaqësues i madh i Ermetizmit.

Ungaretti ndërroi jetë në Milano gjatë natës mes 1 dhe 2 qershorit 1970, në moshën 82-vjeçare, pas një bronkopneumonie. Pak muaj më parë ai kishte udhëtuar në Nju Jork për të marrë një çmim ndërkombëtar, një udhëtim që, sipas biografëve, ndikoi në përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

I lindur në Aleksandri të Egjiptit në vitin 1888, Ungaretti revolucionarizoi poezinë italiane me vargjet e tij të përqendruara, thelbësore dhe të ngarkuara me emocion. Veprat e tij më të njohura përfshijnë përmbledhjet poetike L’Allegria dhe Sentimento del Tempo, të cilat ushtruan ndikim të madh në breza të tërë poetësh.

Në vitin 1965 ai u intervistua nga regjisori dhe shkrimtari Pier Paolo Pasolini për dokumentarin Comizi d’amore. Gjatë bisedës, Ungaretti artikuloi një prej postulateve e tij më të njohura: “Të gjithë njerëzit, në mënyrën e tyre, janë të pazakontë”, duke nënvizuar natyrën komplekse të qenies njerëzore.

Pas vdekjes, ai u varros në Varrezat Verano të Romës pranë bashkëshortes së tij, Jeanne. Trashëgimia e tij vazhdon të mbetet një pikë referimi për poezinë moderne italiane dhe europiane.