Wikipedia në rrezik? Protesta e 700 vullnetarëve mund të ndikojë edhe te IA

Mbi 700 vullnetarë të Wikipedia-s kanë kërcënuar se do të pezullojnë punën e tyre në shkrimin dhe kontrollin e artikujve.

Protesta vjen si pasojë e vendimit të Wikimedia Foundation, organizata që menaxhon platformën, për të mbyllur ekipin Community Tech, një grup i vogël i përbërë nga gjashtë zhvillues informatikë.

Sipas asaj që shkruan The Verge, për vullnetarët ky ekip ishte një pikë e rëndësishme referimi. Zhvilluesit punonin mbi mjete që përdoren çdo ditë, si modaliteti i errët i ekranit (dark mode) apo sistemet për zbulimin e teksteve të kopjuara, si dhe ndihmonin në zgjidhjen e problemeve teknike.

Fondacioni e justifikoi mbylljen e ekipit, të njoftuar më 20 maj, me argumentin se ky grup po shkaktonte vonesa në organizimin e punës.

Për këtë arsye, detyrat e tij do të ndahen dhe do t’u can ekipeve të tjera.

Në muajt e mëparshëm, stafi i Wikimedia-s kishte njoftuar synimin për t’u sindikalizuar dhe disa persona kanë hedhur dyshime se fondacioni po largonte nga puna pikërisht punonjësit e përfshirë në këtë fushatë sindikale.

Nga ana e saj, Wikimedia Foundation theksoi se vendimi për mbylljen e departamentit ishte marrë që në shtator të vitit 2025.

700 vullnetarët që po protestojnë administrojnë pjesën më të madhe të faqeve të Wikipedia-s në gjuhën angleze, duke realizuar “miliona ndryshime dhe përditësime”, shkruan The Verge.

Një pezullim i aktivitetit të tyre do të ulte ndjeshëm cilësinë dhe besueshmërinë e enciklopedisë së lirë më të madhe në internet.

Problemi mund të prekë edhe sistemet e inteligjencës artificiale të cilat marrin dhe përpunojnë informac ↓ uke lexuar pikërisht artikujt dhe përmbajtjet e Wikipedia-s.