Nga Dhurata Çupi te Stresi, Garo dhe Kariqi, ja kush janë më të votuarit për Këshillin Kombëtar të PD-së

PD përfundoi të dielën procesin e votimit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, ku delegatët kanë përcaktuar emrat që do të përfaqësojnë forumin më të lartë vendimmarrës të partisë.

Sipas rezultateve, ish-deputetja demokrate Dhurata Çupi ka rezultuar ndër më të votuarat, duke kryesuar gjithashtu edhe listën e grave.

Mes emrave që kanë marrë mbështetjen më të madhe të delegatëve është edhe mjeku Ilir Alimehmeti, i përfolur shpesh si një kandidat i mundshëm i demokratëve për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në listën e më të votuarve renditen gjithashtu Alfred Lela, drejtor i Zyrës së Shtypit në PD, si dhe Floriana Garo, zëdhënëse e kryetarit të PD, Sali Berisha.

Nuk mungojnë as emra të njohur jashtë politikës tradicionale. Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik “Stresi”, si dhe gazetari Arnold Kariqi kanë siguruar gjithashtu një vend mes kandidatëve më të mbështetur nga delegatët.

MË TË VOTUARIT PËR KËSHILLIN KOMBËTAR TË PD-SË:

Dhurata Çupi

Ilir Alimehmeti

Alfred Lela

Floriana Garo

Arkimed Lushaj (Stresi)

Arnold Kariqi