Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK: Vd*q babai i Ilirit, e morët vesh? Pandaj jam pak kështu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Qershor 2026, 12:53
Ka ndërruar jetë këtë të hënë, në moshën 83-vjeçare, babai i Ilir Metës. Rexhep Meta do të varroset ditën e nesërme në Çepan të Skraparit, sipas amanetit të tij.
Burgjet kanë lejuar Metën të dalë nesër nga qelia për të përcjellë drejt banesës së fundit të atin.
Sakaq, Monika Kryemadhi, në paraqitjen e saj në SPAK, në zbatim të masës së caktuar ndaj saj, ka njoftuar gazetarët për ndarjen nga jeta të ish-vjehrrit të saj.
“Vdiq babai i Ilirit, e morët vesh? E prandaj jam pak kështu…”, tha ajo para gazetarëve.
