Mourinho rikthehet te Real Madrid, kontratë 3-vjeçare për teknikun portugez
Jose Mourinho ka nënshkruar një kontratë trevjeçare për t’u bërë trajneri i ri i Real Madrid.
Sipas BBC prezantimi zyrtar i portugezit do të bëhet pas zgjedhjeve presidenciale të klubit, të cilat do të mbahen më 7 qershor.
Mourinho largohet nga Benfica, ku mori drejtimin në shtator dhe e çoi skuadrën në vendin e tretë në Primeira Liga këtë sezon.
Në periudhën e tij të parë te Real Madrid (2010–2013), portugezi fitoi La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës. Ai do të zëvendësojë Alvaro Arbeloa, i cili mori drejtimin vetëm në janar pas largimit të Xabi Alonsos.
Pas largimit nga Reali në vitin 2013, Mourinho u rikthye në Angli te Chelsea, ku fitoi titullin e tretë të Premier League dhe Kupën e Ligës në sezonin 2014–15.
Më pas drejtoi Manchester United, duke fituar Europa League, Kupën e Ligës dhe Community Shield në sezonin e parë, por u shkarkua në dhjetor 2018.
Ai ka pasur gjithashtu periudha te Tottenham, Roma (ku fitoi Europa Conference League në 2022) dhe Fenerbahçe, përpara se të merrte drejtimin e Benficës.
Sezoni 2025–26 për Realin përfundoi pa trofe, me Barcelonën që fitoi La Ligën pas një triumfi 2-0 në El Clasico, ndërsa në Ligën e Kampionëve u eliminuan në çerekfinale nga Bayern Munich me rezultat të përgjithshëm 6-4.

