MURIQI AKORD ME FENERBAHÇEN/ Sulmuesi do të largohet nga Majorka, vendos të rikthehet në Turqi
Vedat Muriqi pritet të rikthehet në sërish në Turqi. Sulmuesi ka vendosur të largohet nga Majorka, teksa ka gjetur akordin me Fenerbahçe për një kontratë 2 vjecare. Dardani ka refuzuar oferta nga Gallatasarai për tu rikthyer të klubi me të cilin shkëlqeu në sezonin 2019-2020.
Pas një sezoni ku shkëlqeu në la liga me 22 gola, Vedat Muriqi pritet të largohet nga Spanja për të vazhduar karrierën në Turqi. Sulmuesi ka arritur akordin për me Fenerbahcen. Dardani ka zgjedhur ish klubin me të cilin shkëlqeu në sezonin 2019/2020 për të vijuar karrierën.
Mediat turke bëjnë të ditur se Muriqi ka rënë dakord për një kontratë që do ta mbante në Stamboll deri në verën e vitit 2029. Ndërkohë, negociatat mes dy klubeve po vazhdojnë për të finalizuar marrëveshjen.
Klubi spanjoll ka vendosur një çmim prej 18 milionë eurosh për sulmuesin e Kosovës, por kjo shifer pritet të ulës, sidomos pas rënies nga la liga.
Për Muriqin, një rikthim te Fenerbahçe do të ishte rikthim në një ambient të njohur. Ai veshi fanellën e klubit turk në sezonin 2019/20, periudhë në të cilën spikati me paraqitje të mira dhe gola vendimtarë. Në 36 ndeshje të luajtura me gjigandët turq, dardani shënoi 17 gola dhe dha 6 asiste. Pikërisht ajo formë i hapi rrugën transferimit në Serin A te Lazio.
Edhe te Mallorca, sulmuesi kosovar ka qenë një nga lojtarët kyç të skuadrës. Sezonin e fundit ai realizoi 23 gola në 37 ndeshje në të gjitha garat, duke konfirmuar edhe një herë rolin e tij si lider në repartin ofensiv.
Që prej transferimit në Spanjë, Muriqi numëron 58 gola dhe 12 asistime me Mallorcan, statistika që e kanë shndërruar në një nga futbollistët më të rëndësishëm të klubit në vitet e fundit, ndërsa u shpall edhe golashënuesi më i mir në historinë e Majorkës
