MILAN NË KËRKIM TË TRAJNERIT/ Emrat që kryesojnë për postin e lënë nga Allegri dhe Tare
Ibrahimovic ka marrë plotfuqishmërinë te Milan për të zgjedhur trajnerin por dhe drejtorin teknik. Pas largimit të allegrit dhe Tares negociatat po zhvillohen nga Arabia Saudite në SHBA
Asgjë nuk është vendosur ende, por Milan po përshpejton diskutimet për të përfunduar revolucionin e nisur me shkarkimin e Tares dhe Allegrit. Zlatan Ibrahimovic dhe Massimo Calvelli, të ndarkuar me rindërtimin e klubit pas dështimit për t'u kualifikuar për Ligën e Kampionëve po negociojnë për një sërë rolesh.
Në listën e kandidatëve për trajner Andoni Iraola u përjashtua pasi ai preferon Crystal Palace dhe Bayer Leverkusen. Megjithatë Matthias Jaissle dhe Mauricio Pochettino mbesin në emrat kryesore. I pari, 38 vjeç, trajnon Al Ahly në Arabinë Saudite dhe fitoi dy Ligat e Kampionëve të Azisë, i dyti, me shumë më tepër përvojë evropiane, përfshirë në klube si Tottenham Hotspur dhe PSG, pritet të garojë në Kupën e Botës si klubi pritës me ekipin kombëtar të SHBA-së.
Vetë Jaissle ka pranuar 6 vite më parë se ka pasur diskutime për të marrë pankinën. Por emri i tij lidhet me Ralf Rangnick si drejtori teknik detyrë që e mbajti igli tare.
Nga ana tjetër, Pochettino thuhet se është ndër zgjedhjet e Ramon Planes, drejtorit sportiv aktual të Al Ittihad. Në orët e fundit, është raportuar kontakt i drejtpërdrejtë midis Milanit dhe vetë Planes , i cili e sheh ish-lojtarin e Tottenhamit, me të cilin punoi te Espanyol, si një kandidat ideal për ringjalljen e kuqezinjve. Dhe vetë Mauricio, në një konferencë për shtyp nga SHBA-ja nuk e ka përjashtuar mundësinë pasi kontrata aktuale i përfundon pas kupës së botës.
Megjithatë lista që tashmë është zbuluar nga media është e gjatë për trajnerin dhe drejtorin teknik, por ao që ende nuk është e qartë mbetet merkato e verës, ndaj dhe firma për detyrat që la Allegri dhe Tare do të duhet të mbyllet shpejt.
