VIDEO/ Edlir Tetova emërohet trajneri i ri i KF Teuta
Edlir Tetova është emëruar si trajner i ri i KF Teuta. Lajmin e ka dhënë klubi durrsak, i cili ka prezantuar ish-trajnerin e Egnatias përmes një videoje në rrjetet sociale.
“U ktheva aty ku hodha hapat e para për futbollin”, shprehet Tetova në video.
KF Teuta e cilëson afrimin e Tetovës si, “një rikthim aty ku nisi gjithçka, i gatshëm për të udhëhequr skuadrën drejt objektivave dhe sukseseve të reja”.
Në karrierën e tij, Tetova ka qenë trajneri i Ulpianës në Kosovë, Egnatias dhe Lushnjës. Me Egnatian, Tetova fitoi pesë trofe në tre vite, mes tyre dhe dy herë radhazi titullin kampion të Shqipërisë.
Teuta vuajti gjatë sezonit të fundit, duke larguar trajnerin Enkeleid Dobi, megjithatë durrsakët ia dolën të shpëtonin duke mbijetuar në Superligë pas ndeshjes play-off.
