E fundit... Luka Modriç po mendon t’i japë fund karrierës së tij pas Kupës së Botës 2026
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Maj 2026, 07:46
Në Itali, dalja në pension e Luka Modricit nga futbolli konsiderohet pothuajse e sigurt, pasi të përfundojë pjesëmarrja e tij në Kupën e Botës, e cila zhvillohet midis 11 qershorit dhe 19 korrikut.
Mesfushori kroat kishte ndërmend të luante edhe për një sezon tjetër, por fakti që Milani humbi një vend në Ligën e Kampionëve e la mjaft të dekurajuar dhe e nxiti për një vendim që, për shkak të moshës së tij 40 vjeç, ishte i destinuar të vinte herët a vonë.
