SHBA ashpërson qëndrimin sërish ndaj Albanese-s/ Rikthehet në listën e sanksioneve për herë të dytë

Shtetet e Bashkuara kanë rifutur në listën e sanksioneve Francesca Albanese, raportuesen speciale të OKB-së për territoret palestineze të pushtuara.

Sipas Departamentit Amerikan të Thesarit, vendimi i 27 majit e vendos sërish Albanesen në listën e personave ndaj të cilëve aplikohen kufizime financiare, duke i bllokuar aksesin në shërbime bankare dhe përdorimin e kartave të kreditit.

Më herët, një gjykatë në Uashington kishte pezulluar përkohësisht masën, pas një ankimi ligjor, ndërsa administrata amerikane e kishte cilësuar vendimin si të përkohshëm dhe në shqyrtim.

Francesca Albanese, e cila ka kritikuar ashpër veprimet e Izraelit në muajt e fundit, është përballur me reagime të forta edhe nga zyrtarë amerikanë.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio e ka lidhur vendimin me akuzat se ajo ka përhapur qëndrime antisemitiste dhe ka shprehur mbështetje për terrorizmin.

Çështja pritet të vijojë në gjykatë, ndërsa vendimi ka hapur debat të ri diplomatik dhe politik në lidhje me rolin e saj si raportuese e OKB-së.