“Fillimi i historisë” – Deco shpall objektivat përtej “La Liga”-s të Barcelonës

Barcelona synon të shkojë përtej titujve në La Liga. Drejtori sportiv shprehet se me këtë ekip kryesimi i kampionatit është vetëm fillimi.

Barca mundi Real Madridin në fillim të këtij muaji për të fituar ligën e parë spanjolle tre ndeshje para përfundimit dhe për të mbrojtur titullin.

Me një brez të ri të të diplomuarve të akademisë La Masia - përfshirë lojtarë si: Lamine Yamal, Pau Cubarsi dhe Fermin Lopez - tani pjesë integrale e ekipit të tyre, Deco thotë se është "fillimi i historisë".

“Është e vërtetë që fituam dy La Liga, por këta lojtarë duan të fitojnë më shumë, ata besojnë se mund të fitojnë më shumë”, tha Deco për BBC Sport.

“Fillimi i historisë” – Deco shpall objektivat

Në procesin e udhëheqjes së Barcelonës drejt titullit të dytë radhazi, Hansi Flick ka ndërtuar një ekip që do të thotë se ata nuk do të duhet të "shkojnë në merkato për katër deri në pesë lojtarë", tha Deco.

Sulmuesi anglez mund të jetë një prej afrimeve. Marcus Rashford, e kaloi sezonin si huazim te Barcelona nga Manchester United - dhe ndërsa e ardhmja e tij është e pavendosur, 28-vjeçari ka lënë të kuptohet se dëshiron të qëndrojë në Spanjë sezonin e ardhshëm.

Ai mund të nënshkruhet nga klubi katalanas në mënyrë të përhershme për 35 milionë euro.

Barca pati një seri prej 11 fitoresh për të siguruar titullin, megjithëse u eliminuan nga Liga e Kampionëve në çerekfinale.