Dëmtimi nuk është serioz! Leo Messi do të jetë në Botëror, Argjentina qetësohet…
Pjesëmarrja e Lionel Messit në Kupën e Botës për të gjashtën herë nuk ka gjasa të jetë në rrezik.
Argjentinasi, i detyruar të jetë jashtë loje për shkak të një dëmtimi të dielën kundër Philadelphia Union, ka pësuar një "dëmtim të tepruar të lidhur me lodhjen muskulore në kofshën e majtë", njoftoi Inter Miami.
Ky lajm i qetëson tifozët e Albiceleste, të cilët janë të shqetësuar për mungesën e kampionit që mbush 39 vjeç në qershor: testet mjekësore kanë përjashtuar çdo problem serioz dhe "rikthimi i tij në aktivitetin fizik do të varet nga evolucioni i gjendjes së tij klinike dhe funksionale".
Trajneri i Inter Miamit, Guillermo Hoyos, e minimizoi çështjen pas ndeshjes, duke thënë se Messi dukej i lodhur pasi luajti në një fushë "të rëndë".
Messi e ka menaxhuar me kujdes ngarkesën e tij të punës që kur mbërriti në SHBA në vitin 2023, me stafin e trajnerëve që e pushon rregullisht gjatë periudhave më të ngarkuara të orarit.
Kampioni argjentinas po përgatitet kështu të luajë Kupën e tij të gjashtë të Botës me ekipin kombëtar të Scalonit , i cili do të përballet me Algjerinë, Austrinë dhe Jordaninë në Grupin J të turneut që është planifikuar të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
