LEAO DREJT TURQISË/ Gallatasaraj përgatit ofertë për yllin portugez të Milanit
Gallatasaraj po përgatit një ofertë të rëndësishme për sulmuesin e futbollistin e Milanit, Rafael Leao. Mediat italiane raportojnë se klubi turk është gati t’i ofrojë portugezit 10 milionë euro në sezon plus bonuse, ndërsa operacioni mund të arrijë deri në 50 milionë euro.
Klubi turk Gallatasaraj ka bërë gati një ofertë me 10 milionë euro plus bonuse në sezon ndaj yllit të Milanit, Rafael Leao.
Sipas La Gazzetta dello Sport, edhe pse nuk ka patur asnjë konta midis dy ekipeve, sulmuesi portugez vlerësohet tek 40 milionë euro, ndërsa oferta pritet të arrijë deri në 50 milionë.
Gjigantët e Turqisë kanë jave që lakojnë emrin e tij, megjithatë edhe klube të tjera nga Premier Liga Angleze janë futur në garë për shërbimet e tij.
Disa vite më parë vlera e kartonit të Leaos shkoi në 100 milionë euro por për shkak të rënies së formës së tij në sezonit e fundit dhe afrimi i skadencës së kontratës së tij, mund të detyrojnë kuqezinjtë të pranojnë edhe oferta të ulta.
Megjithatë 26-vjeçari ka ende premisa për një të ardhme për tiu rikthyer formës dhe potencialit të tij, dhe është gati të demostrojë aftësitë në botërorin e tanishëm me Portugalinë.
Po ashtu nga Turqia, ish kapiteni legjendar dhe dikur drejtori sportiv i Milanit, Paolo Maldini ka shkundur botën e kuqezinjve.
Ai postoi në rrjetet sociale një foto ku shfaqej gjatë në një tryezë duke biseduar me kandidatin për presidentin e Fenerbaçes.
Ky i fundit dëshiron Maldinin si drejtues në rast se fiton zgjedhjet, duke shuar ëndrrën e shumë milanistve që kërkojnë rikthimin e tij pas shkarkimit të Igli Tares si drejtori teknik i djajve.
