KNICKS NË FINALEN E NBA/ Skuadra rikthehet pas 27 vitesh pas një fitoreje

Nju Jork Niks janë kualifikuar në finalet e EN BI EJ për herë të parë pas 27 vitesh, pas fitores bindëse 130–93 ndaj Kleveland Kavaliers. Skuadra nga fitoi serinë 4–0 në finalen e Konferencës Lindore dhe tani pret rivalin nga Perëndimi.

New York Knicks kanë siguruar një vend në finalet e NBA pas një fitoreje të thellë 130–93 ndaj Cleveland Cavaliers, duke kompletuar një seri perfekte 4–0 në finalen e Konferencës Lindore.

Skuadra nga New York-u dominoi ndeshjen që në fillim, duke krijuar avantazh të madh që në pjesën e parë dhe duke mos i lënë hapësirë kundërshtarëve për rikthim.

Jalen Brunson u shpall lojtari më i mirë i serisë, duke udhëhequr ekipin në fazën e playoff-it dhe duke theksuar rëndësinë e unitetit të skuadrës në këtë sukses historik.

Ndërkohë, Karl-Anthony Towns ishte lideri i pikëve në ndeshje, duke kontribuar gjithashtu me një paraqitje të fortë në rikuperime.

New York Knicks rikthehen në finalet e NBA për herë të parë që nga viti 1999, kur u mposhtën nga San Antonio Spurs.

Kapiteni Brunson u shpreh se suksesi i ekipit vjen nga besimi i ndërsjellë dhe puna e përbashkët, duke theksuar se ky moment është rezultat i një sezoni të jashtëzakonshëm.

Skuadra e New York-ut ka regjistruar një seri prej 11 fitoresh radhazi në playoff, duke vendosur rekord të ri për klubin dhe duke u shfaqur si një nga pretendentët kryesorë për titullin.

Tashmë Knicks presin të mësojnë kundërshtarin e tyre në finale, që do të dalë nga përballja mes Oklahoma City Thunder dhe San Antonio Spurs, ndërsa seritë në Perëndim janë ende të barabarta.