Goditje e papritur! Mourinho drejt Real Madridit, por gjithçka bllokohet në momentin e fundit...

E ardhmja e Jose Mourinho në stolin e Real Madrid vazhdon të jetë e paqartë, ndërsa gjithçka varet nga zgjedhjet presidenciale në klubin madrilen. 

Sipas mediave spanjolle, kontrata për trajnerin portugez është gati: dy sezone plus opsion rinovimi për një vit tjetër nëse shpallet kampion në La Liga. Por firma nuk mund të vendoset pa u konfirmuar rizgjedhja e presidentit aktual Florentino Perez. 

Ndërkohë, Mourinho ka dorëzuar një raport të detajuar për merkaton, ku kërkon përforcime urgjente në mbrojtje dhe mesfushë. 

Në listën e largimeve thuhet se janë vendosur emra si Eduardo Camavinga dhe Dani Ceballos, ndërsa e ardhmja e Antonio Rudiger mbetet pezull për shkak të kontratës që skadon më 30 qershor.

Për të rikthyer Mourinhon në “Santiago Bernabéu”, klubi pritet të paguajë një dëmshpërblim që mund të arrijë deri në 14 milionë euro. 

Gjithçka pritet të sqarohet pas 7 qershorit, kur Perez do të përballet në zgjedhje me kandidatin Enrique Riquelme, i cili ka shprehur hapur rezerva për rikthimin e Mourinhos dhe preferon një projekt afatgjatë për madrilenët.

A do të rikthehet “The Special One” në Madrid?