Nga Salazar te Stupaczuk dhe Yanguas, shumë yje gati për debutimin në Tiranë
Pas emocioneve të ditës së parë, me Martin Muedini dhe Alensio Serjani që i dhuruan një gëzim të jashtëzakonshëm publikut shqiptar, FIP Platinum i Tiranës është gati të presë yjet: të mërkurën, duke nisur nga ora 10:00, me katër fusha me hyrje të lirë, do të jetë radha e kokave të para të serive në të dy tablotë, të gatshme për të dhuruar spektakël në Sheshin Skënderbej.
Muedini dhe Serjani do të përballen me Alex Ruiz dhe Juanlu Esbri në fushën numër 2, në ndeshjen e dytë të programit që hapet nga Carolina Orsi dhe Patty Llaguno (6) kundër Alba Perez dhe Alba Gallardo.

Në fushën qendrore do të hapin programin Ale Salazar dhe Ale Alonso, numri 1 i tablosë femërore – kundër Camila Fassio dhe Anastasiia Ryzhova, më pas Coki Nieto dhe Jon Sanz (2) kundër David Gala dhe Enzo Jensen, si edhe Martin Di Nenno dhe Jairo Bautista (4) kundër të kualifikuarve Adrian Naranjo dhe Pablo Sanchez.

Pas orës 15:00 do të zhvillohen edhe tri ndeshjet e tjera, me Marina Guinart dhe Veronica Virseda (2) kundër Carmen Castillon dhe Maria Portillo, Javi Garrido dhe Lucas Bergamini (5) kundër Maxi Arce dhe Alex Arroyo, dhe në fund Franco Stupaczuk dhe Mike Yanguas kundër José Diestro dhe Nacho Piotto.
Në fushën numër 2, në ndeshjen e tretë të sesionit të paradites, Bea Caldera dhe Carmen Goenaga (3) do të përballen me Lorena Vano dhe Xenia Clascà. Në total do të luhen 16 ndeshje, të shpërndara në tri fushat e sheshit “Skënderbej”.

