MARESCA, PASUESI I GUARDOLËS/ Tekniku italian ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me City-n

Enzo Maresca do të jetë trajneri i ri i Manchester City pas largimit të Pep Guardiola. Mediat angleze bëjnë të ditur se italiani ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin dhe zyrtarizimi pritet shumë shpejt.

Në Angli e bëjnë çështje të kryer. Mareska do të jetë trajneri i ri i Manchester Sitit. Tekniku italian do të zëvendësojë guardiolën. Mediat angleze raportojnë se 46-vjeçari ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me qytetarët dhe së shpejti pritet të bëhet zyrtarizimi nga klubi.

Ai  ishte pjesë e stafit të Guardiolës gjatë sezonit historik 2022-2023, kur Manchester City fitoi tripletën, por më pas u largua për të marrë drejtimin e Leicester Cityt në Championship.

Tekniku italian arriti ta ngjisë ekipin në elitë duke fituar titullin që në sezonin e parë, përpara se të merrte drejtimin e Chelsit. Eksperienca e tij nuk zgjati shumë të londinezët. Ai qëndroi në pankinë për vetëm 6 muaj. Mareska u shkarkua në janar, për shkak të debatave me drejtuesit e klubit dhe rezultateve të dobta.

Mareska shihet si profili ideal për vazhdimësinë e projektit, duke qenë se ai njeh mirë ambientin e klubit dhe ndan shumë parime taktike me Guardiolën. Megjithatë, italiani do të ketë nevojë për lojtarë që përshtaten menjëherë me idetë e tij dhe Anderson konsiderohet një prej tyre.

Mesfushori i Nottingham Forest ka tërhequr vëmendjen falë paraqitjeve të tij në Ligën Premier.

Gjithashtu, mesfushori i Chelsit, Enzo Fernandez, do të jetë një lojtar që Mareska e do në skuadër. Ai është një lojtar që e njeh jashtëzakonisht mirë dhe për këtë arsye dëshiron ta transferojë te Siti.

Ndërkohë, transferimi i këtyre dy lojtarëve do të ishte edhe sinjali i parë i epokës së re pas Guardiolës, duke treguar se ambiciet e klubit mbeten të njëjta edhe pas ndryshimeve në stol.

Pas zyrtarizimit të largimit nga Siti, Pep Guardiola u shpreh se është i gatshëm ta telefononte trajnerin e ri për ta ndihmuar. Spanjolli dha edhe këshilla për teknikun e ri të Sitit ku theksoi se ai duhet të jetë vetvetja dhe jo një kopje e dikujt tjetër.